Teksa studentët në Tiranë presin një përgjigje prej tij për plotësimin e kushteve të shtruara, kryeministri është marrë sërish me opozitën dhe liderin e saj.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet Bashës me fjalët “artist” apo “Astir boja”

“Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi;bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja,”-  shkruan ai.