Sulmet e Ramës për vaksinimin, Basha: S’është faji i BE-së që ti je një dështim në çdo gjë

16/01/2021 - 17:11

Kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama, pas sulmeve që ky i fundit i ka bërë Bashkimit Evropian rreth procesit të vaksinimit. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se është e turpshme që “Tirja i qeverisë sulmon BE-në dhe vendet anëtare për dështimet e tij”.

Më tej numri një i opozitës shton se nuk është i Bashkimit Evropian që Rama është një dështim për çdo gjë.  

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE-në dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE-së që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë. Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.

Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE-së që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE-së dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij.

Ne i jemi përjetë mirënjohës BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit evropian të Shqipërisë”, është ky reagimi i kryedemokratit.

Reagimi i numrit një të opozitës vjen pas botimit të një letre të Ambasadës Franceze drejtuar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila i kujton qeverisë ndihmën që BE jep çdo vit për Shqipërinë dhe përmend akuzat e Ramës kundër vendet anëtarë të unionit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monika Kryemadhi, kyetarja e Lëvizjes Socialiste për Iintegrim, bën me dije se programi i LSI-së do të sjellë më shumë të ardhura në xhep

Nga Berati, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetaret, kryeministri Edi Rama foli për sistemin në drejtësi.

Ish-kryetari i PD Durrës, Osman Stafa, në një postim në rrjete sociale ka renditur disa nga investimet e dështuara sipas tij, të realizua

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie solemne, katër futbollistë të shquar të ekipit “Dinamo” dhe atij K

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, deklaroi se Shqipëria jo rastësisht ësht

Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit, ditën e sotme, ka zhvilluar takime me bizneset, teksa vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me a

Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka nisur procesi i v

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në një postim në Twitter  temat e bisedave gjatë takimit të zhvilluar sot me ambasadoren e SHBA,

Presidenti Ilir Meta është takuar me ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj.

Një ditë pasi partia Fryma e Re Demokratike firmosi marrëveshjen me Partinë Demokratike për t’u përfaqësuar në një listë në zgjedhjet e 2