Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për programin ekonomik të demokratëve.

Bardhi i sugjeron të qetësohet teksa thotë se kryeministri nuk është mësuar të përballet me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen.

“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi. E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill”, shkruan Bardhi.

Më herët, kryeministri Edi Rama e cilësoi programin e PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011.