Tabaku: Banka Botërore jep alarmin, Shqipëria kthehet 15 vjet pas, gjysma e popullsisë në varfëri

01/06/2020 - 13:57

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu, tha se Banka Botërore ka parashikuar situatë të rëndë ekonomike për Shqipërinë gjatë krizës së COVID 19.

“Mungesa e ndihmës nga qeveria po përhap varfërinë tek gjysma e shqiptarëve, duke e kthyer vendin 15 vjet pas”- thuhet në deklaratë.

Sipas Tabakut, shpëtimi i vetëm është largimi i qeverisë së korruptuar dhe të paaftë të Edi Ramës.

DEKLARATA E PLOTË

Në 7 vite Shqipëria është bërë një vend më i varfër, më i korruptuar, me taksat më të larta në rajon. Investimet e huaja, punësimi dhe zhvillimi ekonomik nuk janë prioritet i qeverisë, ndërsa qytetarët po vuajtur gjithnjë e më shumë pasojat e krizës ekonomike.

Për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit gjigand të qeverisë së Edi Ramës, parashikimet e Bankës Botërore për ekonominë tregojnë për përkeqsimin të situatës.

Shqipëria do të kthehet 15 vjet mbrapa, duke përhapur varfërinë tek gati gjysma e popullsisë. Banka Botërore thotë se goditjen më të madhe në vend do ta marrin qytetet dhe shtresa e mesme, pasi varfëria pritet të shkojë rreth 48% duke arritur në nivelet e vitit 2005.

Banka Botërore parashikon se gati 1/3 e të punësuarve në Shqipëri, të cilët janë të vetëpunësuar, rrezikojnë të humbasin biznesin dhe të ardhurat e tyre.

Për shkak se qeveria nuk mori masat e duhura dhe lejoi që kriza ekonomike të shndërrohej në epidemi të papunësisë, Banka Botërore paralajmëron edhe rënien e të ardhurave për familjet shqiptare me rreth 12%.

Kategoria më e prekur nga braktisja e qeverisë janë të rinjtë, të cilët shikohen si potencial për emigrim të paligjshëm në vendet e zhvilluara europiane.

Lënia e qytetarëve në mëshirë të fatit nga Edi Rama tregohet fare qartë nga paketat që ajo vuri në dispozicion për ekonominë.

Duke qenë se paratë me të cilat duhet të siguronte vendet e punës dhe të ruante të ardhura të vazhdueshme për qytetarët, Edi Rama i çoi tek një grusht oligarkësh dhe për tendera luksi, Shqipëria është vendi me ndihmën më të vogël ekonomike në rajon. Tani që flasim, 3 muaj pas shpërthimit të pandemisë, as kjo ndihmë qesharake nuk është shpërndarë plotësisht.

Në kontrast me realitetin, ku mijëra biznese po mbyllen dhe mijëra të tjerë janë në prag falimentimi, Edi Rama kalon fundjavat në Francë me avion privat, duke bërë jetën luksoze të një politikani të korruptuar, që mendon vetëm si të vjedhë dhe të pasurohet.

E ardhmja për shtresën e mesme në Shqipëri, që për 7 vjet u masakrua nga taksat e Ramës, është gjithnjë e më e zymtë. Profesionistët e lirë, shtresa e mesme rrezikon të shndërrohet edhe më e varfër si pasojë e taksave të larta dhe krizës ekonomike. Edi Rama edhe në kohë krize përdori pandeminë për të shpërndarë qokat tek 4-5 oligarkë.

Shqipëria varfërohet nga RAMAVIRUSI, ndërsa ai vjedh përditë taksat dhe pronën e shqiptarëve. Vendi ka shtatë vite që tkurret duke u larguar gjithnjë e më shumë qytetarë, ndërsa kryeministri tallet dhe përbuz shqiptarët.

Ka vetëm një rrugë për të rikthyer shpresën – të largohet Rama përmes zgjedhjes dhe votës së lirë.

Ka vetëm një rrugë për t’i ikur duarve të hajdutit, për t’i ikur taksave të larta dhe kriminale, vjedhjes së pronës dhe sundimit të oligarkëve.

Për çdo qytetar që liritë e tij ngushtohen dita ditës, që biznesi i tij ul qepenin, që punën e tij e humbet pasi kriza ka goditur vendin e tij të punës, zgjidhja është e thjeshtë – largimi i RAMAVIRUSIT dhe Oligarkisë nga qeveria si dhe mbajtja e përgjegjësisë për çdo vendim të tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktiv

26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, pë

Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e asku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend sërish një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot masakrën që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë ,më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.