Tabaku: Bashkia rrit tarifat për të rritur fitimin e inceneratorit të Tiranës

26/02/2020 - 13:02

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar në një postim në Facebook, Bashkinë e Tiranës se ka rritur tarifat për të rritur fitimin e inceneratorit të Tiranës.

Teksa publikon tabelat me tarifat e rritura, Tabaku shkruan se biznesi i vogël do të paguajë 1500 lekë më shumë, ai i madh 7500 lekë më shumë ndërsa bizneset e mesme tregtare do të paguajnë 11 mijë lekë më shumë.

POSTIMI I PLOTË

Bashkia rrit tarifat për të rritur fitimin e inceneratorit të Tiranës.

Taksat dhe tarifat i shërbejnë qeverive për të mbushur buxhetin dhe që përmes tyre të kryejnë shërbimet në ndihmë të qytetarëve. Në asnjë vend të botës dhe aq më pak në vendet e BE-së, taksat nuk vendosen nga qeveria për t’i shkuar tërësisht xhepit të bizneseve private për pasurim personal.

Përjashtim bën Shqipëria. Qeveria pasi i ka dhënë një PPP në kundërshtim me mbi 10 procedura ligjore kompanisë Integrated BV për inceneratorët nga taksat e qytetarëve, pasi i ka dhënë miliona euro shtesë ndryshe nga kontrata e paracaktuar, ka rritur dhe tarifen e pastrimit vetëm për t’i shkruar përsëri kësaj kompanie fitimin fiktivisht.

Specifikisht për qytetin e Tiranës, kompania e inceneratorëve ka përfituar 54 transaksione me një vlerë prej 2.2 mld lekësh (18.8 mln euro). Pra rreth 51 mijë euro në ditë kanë shkuar në xhepat e pronarëve të inceneratorit Tiranë nga taksat e qytetarëve.

Mirëpo veç këtyre pagesave shtesë dhe të larta, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ngarkojë qytetarët e Tiranës dhe bizneset e kryeqytetit me një taksë të re. Jo-formalisht ajo taksë njihet si “Taksa për Inceneratorët” që ka ndikuar nërritjen e taksave dhe tarifave që paguhen nga qytetarët.

Faturat e paraqitura më poshtë tregojnë se si kjo taksë ështërritur.Biznesi i vogël do të paguajë 1500 lekë më shumë, ai i madh 7500 lekë më shumë ndërsa bizneset e mesme tregtare do të paguajnë 11 mijë lekë më shumë. e gjithë kjo vlerë do të shkojë në xhepin e kompanisë inceneratore. Pra për çdo kategori tarifat janë rritur me 15% duke rritur kostot e bizneseve dhe qytetarëve për një produkt që i mungon.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese të caktuara nuk do të paguajnë qira p

Pas reagimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbi paralajmërimin e PD-së se do të dorëzojë kallëzim penal ndajsaj dhe të gjithë ins

Ministrja Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se operacioni humanitar po ndihmon 600 mijë familje shqiptare dhe

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu në një deklaratë për mediat tha se lënia jashtë kufijve e qytet

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha bizneset e vogla, të cilat kanë ndaluar punën gjatë kohës së pandemisë, nuk do të duhet që të pa

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama u përgjigj akuzave të PD-së lidhur me arrestimin e ti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter sa i përket një deklarate të PD-së sot.

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar rifillimin e punës “me pikatore” siç e quan ai, të kanti

Byroja e Kuvendit vendosi përgjysmimin e pagës së deputetëve për një periudhë tremujore