Tabaku: Çfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?

14/08/2019 - 11:50

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku teksa ngre pyetje se çfarë po ndodh me sistemin e thesarit në vend, thekson se qeveria ka thyer standardet e transparencës.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku pohon se tenderat nuk publikohen online, pasi sistemi nuk punon që prej 2 gushtit.

POSTIMI I PLOTË

Çfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?

Që prej datës 2 Gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon! Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare!

Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!

Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë. Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral (r) Piro Ahmetaj si kë

Pas kërkesës për informacion mbi mosveprimet lidhur me dy pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, me anë të një kërkese zyrtare

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale përshëndet zgjedhjen e Olsian Çelës si krye

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar banorët e lagjes 11 në Durrës, të cilët ende presin ekspertët tu vlerësojnë bane

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment historik dhe inspirues për Shqipërinë, Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bash

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimi në Kuvend me 97 vota pro të Rezokutës mbi “Ndërhyrjet e h

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispoz