Tabaku: Pagesat për inceneratorët nuk kanë të ndalur!

10/05/2019 - 12:08

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar përmes dokumenteve të tjera të dhëna se pagesat për inceneratorët nuk kanë të ndalur.

"Deri më sot inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë gllabëruar nga buxheti i shtetit 53 milionë Euro në 111 pagesa, ku vetëm Tirana ka 34 pagesa me një vlerë totale prej 10.9 milion eurosh. Njerëzit me pushtet që fshihen pas inceneratorëve kanë përfituar 2700 euro në ditë, një vlerë 5.4 herë më e lartë se sa paga mesatare në vend, vetëm për inceneratorin e Tiranës. Kjo është e vetmja konratë ku me firmosjen e kontratës kanë filluar pagesat.", shkruan Tabaku në Facebook.

POSTIMI I PLOTË

Pagesat për inceneratorët nuk kanë të ndalur!

Inceneratori i Tiranës merr jo një por dy pagesa në ditë!

Shqiptarët e mbajnë mend se si 3 kompani që ndërlidhen mes tyre përdorën pushtetin e qeverisë Rama dhe tre ministrave për të shkelur ligjet e vendit. Ata së bashku do të përfitojnë minimalisht 178 mln euro nga buxheti i shqiptarëve, ku vetëm Tirana është 128 milionë Euro. Kjo skemë korruptive jo vetëm do të jetë një gropë në buxhetin e rreckosur të shtetit por do të jetë dhe një rrezik për sëmundje. Pasi siç është edhe i qartë projekti, inceneratorët kanë ndërmend të djegin plehrat e rajonit dhe më gjerë e duke kaluar tahmë dhe në ato të rrezikshme.

Deri më sot inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë gllabëruar nga buxheti i shtetit 53 milionë Euro në 111 pagesa, ku vetëm Tirana ka 34 pagesa me një vlerë totale prej 10.9 milion eurosh. Njerëzit me pushtet që fshihen pas inceneratorëve kanë përfituar 2700 euro në ditë, një vlerë 5.4 herë më e lartë se sa paga mesatare në vend, vetëm për inceneratorin e Tiranës. Kjo është e vetmja konratë ku me firmosjen e kontratës kanë filluar pagesat.

Ndërsa qeveria vazhdon të paguajë punën e pakryer të inceneratorëve duke majmur ata që fshihen pas Klodian Zotos dhe rrjetit të inceneratorëve fantazmë, kompania Integrated Energy B.V. ka vendosur ta zgjerojë projektin e djegies së mbeturainve. Ky projekt duket se u miratua me të njëjtën shpejtësi si koncesionet e tjera të lidhura me inceneratorët.

Sa më shumë investigon mbi letrat që lidhen me kompanitë e djegies së plehrave aq më shumë zbulon shkelje dhe abuzime që rëndojnë në kurrizin e sipërmarrjeve private dhe buxhetit të qytetarëve të Tiranës.

Kompania e djegies së plehrave në Tiranë detyron dhe Bashkinë e Tiranës dhe cdo institucion publik ti paguajë kompanisë së Klodian Zotos dhe miqve të tij 29 euro/ton nga buxheti i qytetarëve të Tiranës, detyrohet t’i pagojë para ekstra sa herë që depoziton mbetje të banorëve të Tiranës, për të cila t paguhet nga buxheti i shtetit, njësoj si të jetë një nënkontraktor i zakonshëm.

Siç edhe kuptohet, kompania e inceneratorëve është sot jo vetëm monopol që sundon dhe vendos çmime në kurriz të gjithëve, jo vetëm që rrezikon të shkatërrojë jetën e gjithsecilit prej nesh, por ajo ka vendosur në këmbët e saj shtetin dhe buxhetin e tij.

Kompania e djegies së plehrave vazhdon të thithë para nga buxheti i shtetit edhe kur ajo nuk punon, madje edhe kur buxheti i shtetit nuk shpenzon as për investimet më të domosdoshme të vendit. Kur sot nuk rimbursohet TVSH e prodhuesit shqiptarë janë në vështirësi, kur nuk paguhen paga e pensione, kur njerëzit hiqen nga lista e ndihmës ekonomike, sot gjenden paratë për aferën korruptive të inceneratorëve.

Ky koncesion dhe PPP është në kundërshtim të plotë me çdo ligj dhe procedurë ligjore në vend. Partia Demokratike që ka iniciuar dhe një interpelancë për këtë çështje në Parlament, jo vetëm do t’i pezullojë këto kontrata abuzive por do të çojë përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me pushtetin e tij në kuriz të shqiptarëve dhe shërbim të xhepit të tij.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Saranda, ku tregon se disa subjekteve iu është ndaluar aktiviteti, pasi kanë vepruar në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve një ditë më parë pasi ranë nga skela e një pallati.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku disa prej tyre zunë vendin e ish kry

Kryeministri Edi Rama ka cituar një tjetër zë pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me tragjedinë e një dite më parë, ku dy punonjës humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar sot 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit, ku u pushkatuan 14 mirditore, si pjesë e strategjis

Pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku fituan në 60 nga 61 bashkitë, socialistët do të nisin së shpejti garën për të zgjedhur struktu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit.

Pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit për marrjen e postit si kryetar i bashkisë së Shkodrës, presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk do të