Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar sot me foto, se si po vijojnë të mbahen në ambientet e komisariatit të policisë në Tiranë, gratë dhe minorenët që u ndaluan se protestonin kundër prishjes së banesave të tyre te Bregu i Lumit. 

POSTIMI I TABAKUT

Skandali radhes.

Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5 vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotëshellës përpara dy ditësh, i nxorrën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!