Tabaku reagon sërish për raportin e Moody-s: Gënjeshtra e radhës e qeverisë

12/07/2020 - 11:44

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sërish pasi Ministria e Ekonomisë dhe Financave tha se pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni.

Ajo thekson se në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.

POSTIMI I PLOTË

Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik.

Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë.

Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.

Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.

Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” pamjet filmike të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nis

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të plazheve të boshatisur edhe pse është muaj pushimesh.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari nga Durrësi lidhur me prerjen e kumbullave dekorativ

Ekperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti, me anë të një deklarate për mediat tha se në treg ka para, por se ata keqpër

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku ka reaguar për prerjen e kumbullave dekorative "Pissardi" në rrugën "Egnatia"

Presidenti Ilir Meta reagon për krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të vog

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka denoncuar menaxhimin e situatës pas tërmet

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarrolli e ka quajtur vjedhje skandaloze koncensionin Milot-F

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncon në një postim në Facebook se Shqipërisë i janë shtuar plot 230 mijë të varfër