Tabaku: Shtesa e kontratës për kontrollin teknik të automjeteve në shkelje të interesit publik!

11/09/2019 - 11:59

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shkruan në Facebook se shtesa e kontratës për kontrollin teknik të automjeteve bëhet në shkelje të interesit publik.

Sipas Tabakut, kryeministri Rama dhe mazhoranca kanë përdorur si alibi të tenderave dhe PPP-ve klienteliste që kanë shpërndarë ato pak koncesione të dhëna nga qeveria demokratike. 

POSTIMI I PLOTË

Shtesa e kontrates per kontrollin teknik te automjeteve ne shkelje te interesit publik!

Kryeministri Rama dhe mazhoranca kanë përdorur si alibi të tenderave dhe PPP-ve klienteliste që kanë shpërndarë ato pak koncesione të dhëna nga qeveria demokratike. Por, sa herë që iu eshtë lipsur që të veprojnë kundër tyre ato kanë vepruar në të kundërtën. Rasti i koncesionarit SGS (apo siç njihet konçesioni i Kontrollit teknik të Makinave) është një nga rastet që bëri jehonë sepse PS në opozitë e kish atakuar dhe nëmazhorancë e rifirmosi si kontratë (shtesa e kontrates ne foto).

Megjithëse kompania në fjalë nuk kishte përmbushur asnjë kriter nga pikat e kontratës pararendëse për të cilin mund të zgjatej qeveria vendosi sërishmi ta firmosë zgjatjen e koncesionit.

Së pari, në kontratën e parë ishte përcaktuar si kriter se të drejtën për të kërkuar zgjatjen e kontratës me këtë kompani e ka shteti shqiptar (pra qeveria) dhe ai mund ta bëj vetëm nëse provon që ka interes publik të lartë për ta rifirmosur këtë kontratë. Në rastin konkret qeveria, e aq më tepër kjo mazhorancë, mund të kërkonin partnerë të tjerë që do të ishin më pranë parimeve që proklamonin dje në opozitë. Por, ata vendosën ndryshe pasi intersi personal i qeverisë ishte mbi interesin publik. Kështu hipokrizia e PS-së prevaloi edhe kësaj radhe.

Së dyti, qeveria nuk do të mund të mos firmoste një kontratë me kompaninë aktuale nëse ajo do të kishte respektuar detyrimin për të ri investuar 30% të i vestimit filestar 3 vitet e fundit e cila nuk ka ndodhur.

Së fundi, por jo nga rëndësia, ministria e energjitikes ka pasur për detyrë që gjatë periudhës nën kontraktim me kompaninë në fjalë të liberalizojë tregun. Fatkeqësisht në gjithë këto vite kontratë as qeveria nuk ka punuar në shërbim të liberalizimit të tregut që ishte një nga qëllimet themelore që u nënshkrua kjo kontratë.

Në gjithë këtë situatë, qeveria shqiptare nuk ka vepruar në interesin e publikut. Sakaq që gjoba prej 500 mln lekësh që është vendosur nga Autoriteti i Konkurencës për shkelje të kontratës nga kompania koncesionare nuk është marrë në konsideratë.

Kjo formulë nuk i shërben liberalizimit të tregut dhe kjo kontratë e thellon monopolizimin e tregut, pra shqiptarët do të paguajnë më shumë dhe me shtrenjtë prë një shërbim. Qeveria ndërkohë vazhdon të trajtojë kontratat koncesionare si mjet shantazhi dhe presioni për qokat e saj personale.

Sot kjo shtese kontrate u be publike nga Departamenti Antikorrupsion i Partise Demokratike, qeveria nuk dha as informacionin minimal pêr tê! Partia Demokratike nuk do te reshtê tê beje transparence per cdo afere korruptive, nuk do te reshte te evidentoje e coje para drejtesise kedo qe shkel interesin publik, pak rendesi ka nqs jane kontrata te sotme a te djeshmet!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se situata sizmike ka kaluar rrezikshmërinë e saj.

Roxhensa Haxhillari, drejtuesja e Departamentit për Çështjet Sociale dhe Punësimin, në PD Durrës, ka reaguar përmes një statusi në rrjete

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, e cila ka qenë përgjatë ditës së sotme në terren, për të inspektuar banorët e prekur në çdo Njësi

Në lidhje me tërmetet e fuqishme që kanë goditur Shqipërinë, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar fondin prej 1 milion dollarësh për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që ra

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, i ftuar në Syri TV, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qendrën e pritjes që është ngritur në stadiumin e Durrësit që ishte edhe më pranë epiqendrës dhe forcë

Një milion dollarë është fondi që Bashkia e Tiranës do të vendosë për kapërcimin e situatës nga tërmeti i së shtunës.