Tabaku: Sipas raportit të Standard and Poor’s, ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara në botë!

01/04/2020 - 11:46

Përmes një postimi në Facebook, Jorida Tabaku ish-deputete e PD-së publikoi raportin e “Standard and Poor’s”, ku shkruan se sipas tyre vendi ynë rrezikon të jetë një nga 15 vendet me rrezikun më të lartë për ekonominë për shkak të pandemisë së COVID-19.

"Kjo mungesë të ardhurash nëse nuk veprohet nga qeveria MENJËHERË do të godasë shumë rëndë qindra mijë familje shqiptare.

Ekonomia e brishtë rrezikon shumë nga kjo krizë edhe sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha shtresa e mesme që ka mbajtur peshën e taksave të larta, bizneset e vogla që mbajnë mbi 200 mijë familje pak mbi kufirin e varfërisë po goditen rëndë nga masat e marra prej pandemisë. Konsumi i qytetarëve ka rënë, investimi i bizneseve për të zgjeruar biznesin e tyre ka rënë. Pagat janë të ulëta ndërsa kostoja e jetesës është rritur", shprehet Tabaku.

Postimi i plotë i Tabakut:

Standart and Poors: ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara në botë!

Sipas raportit të Standart and Poors, vendi jonë rrezikon të jetë një nga 15 vendet me rrezikun më të lartë për ekonominë për shkak të pandemisë së COVID-19. Prej kohësh PD ka shprehur shqetësimin e evidentuar në këtë raport, se ekonomia jonë është më e rrezikuara në të gjithë rajonin.

Shqipëria është një nga 20 vendet më të rrezikuara edhe në lidhje me mungesën e të ardhurave për qytetarët e Shqipërisë. Kjo mungesë të ardhurash nëse nuk veprohet nga qeveria MENJËHERË do të godasë shumë rëndë qindra mijë familje shqiptare.

Ekonomia e brishtë rrezikon shumë nga kjo krizë edhe sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha shtresa e mesme që ka mbajtur peshën e taksave të larta, bizneset e vogla që mbajnë mbi 200 mijë familje pak mbi kufirin e varfërisë po goditen rëndë nga masat e marra prej pandemisë. Konsumi i qytetarëve ka rënë, investimi i bizneseve për të zgjeruar biznesin e tyre ka rënë. Pagat janë të ulëta ndërsa kostoja e jetesës është rritur.

Nëse qeveria nuk ndërhyn sot për të shpalosur një plan ekonomik serioz në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë, shqiptarët do ta vuajnë më gjatë se gjithë rajoni krizën ekonomike. Shuma qesharake prej 14 mln lekësh vetëm për një të tretën e bizneseve të vogla është E PAMJAFTUESHME.

1. Çfarë do të bëhet me të paktën 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës?

2. Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata?

3. Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?

4. Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre?

Për këto pyetje qeveria nuk ka një përgjigje. Për këto shtresa qeveria dhe buxheti saj nuk ka përgjigje. Nuk ka buxhetuar kurrgjë për këto shtresa vulnerabël dhe për pjesën më të madhe të punësuarve edhe bizneseve.

Qeveria që vetëm këtë vit do t’i japë 120 mln euro koncesioneve të oligarkëve ka disbursuar vetëm 40 mln euro për qytetarët e këtij vendi.

Qeveria duhet të të ndalë menjëherë çdo tender e koncesion që sot po gërryen buxhetin e shtetit, dhe të vendosë në dispozicion të familjeve shqiptare, të vetëpunësuarve, të pensionistëve dhe te familjeve në nevoja të gjitha burimet e nevojshme nga buxheti si dhe të përdorë lehtesimet fiskale që Partia Demokratike ka propozuar për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë.

Sot është dita që të paktën një herë në këto 7 vite të mendojnë për qytetarët.Nesër do jetë SHUMË VONË!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin e Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar struktur

Është firmosur sot marrëveshja me qeverinë italiane për të materializuar angazhimin që Italia mori në Konferencën Ndërkombëtare të Donato

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka krahasuar strategjitë që ka ndërmarrë Europa në përballimin e pandemisë së COVID-1

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima,u ka drejtuar një letër diplomatëve të huaj në Tiranë, ku shpreh shqetësimet e tij në lidhj

Partia Demokratike deklaron se një nga dështimet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës është reforma territoriale, e cila është keqpërdoru

Ish-deputetja e LSI-së në Durrës, Nora Malaj ka rrëfyer në një lidhje live me News 24, tre javët e vështira të luftës me koronavirusin.

Eksperti i arsimit në Partinë Demokratike, Ndriçim Mehmeti ka denoncuar në Facebook grumbullimin e mësuesve në kulmin e pandemisë duke ak

Ndoshta këtë herë nuk do të rikthehet si fajtor në vendin e krimit, por për të rishkruar një “histori të re”, aty ka katër vite më parë s