“Nga Opozita sot dhe opozita dje ka të paktën 30 deputetë që kanë dalë në makinë personale të tyren me kriminelë jashtë kufijve të Shqipërisë. Dhe këtë ta them me garanci.”, tha ish-ministri Saimir Tahiri në emisionin "Opinion".

Fevziu: Më thuaj emrat…

“T’i hetojë prokuroria. Tani të lutem. Unë po të them tjetër gjë. Unë po të them se këtë nuk e kam as me hamendje. Vetëm në opozitën e sotme dhe të djeshme, pra mblidhini të dy grupet parlamentare, të opozitës, ka gati 30 deputetë që kanë dalë nga Shqipëria me persona me rekorde kriminale në të kaluarën, jo me persona në kërkim.”, tha më tej Tahiri.