Tahiri: Nipi i Berishës shtinte në mes të Tiranës për një vend parkimi

Postuar: 02/04/2015 - 15:07

2 prill 2015 - Menjëherë pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, nuk ka munguar kundërpërgjigja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili gjithashtu i është përgjigjur edhe me akuza të rënda.

 

Duke përmendur ndalimin e shefit të Interpolit, Artan Bajraktarit, Tahiri tha se nipi i Sali Berishës, i cili në kohën e PD-së ka qenë në krye të Interpol Tirana, nuk ka kursyer as plumbat ne mes të Tiranës për një parkim makine.

 

“Kemi përfunduar reformimin e Interpolit, në atë zyrë të rëndësishme që në kohën tuaj e drejtonte nipi i Sali Berishës, nipi i drejtpërdrejtë i Berishës. Ne sot po reformojmë që asnjë punonjës të ketë mundësi të mos e respektojë ligjin. E nëse nipi i Berishës, që nuk ke kurajo kurrë ta pranosh, jo vetëm informacionin nuk e kursente, por nuk kursente as plumbat  në mes të Tiranës për një parkim makine dhe nuk i hynte gjemb në këmbë. Sot punonjësi i policisë mban përgjegjësi ligjore për çdo shkelje të procedurës. Jemi dy modele të ndryshme, sa juve as jua rrok mendja sepse kur një punonjës kërkoi këtë informacion që ju flisni sot, jo vetëm ja fshehët, por edhe e larguat nga puna”, ka deklaruar Tahiri.

 

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/ 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social “Facebook”, disa nga statuset e denoncimeve të “qytetarëve dixhitalë” që ka

   Takimi mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryedemokratit Lulzim Basha në selinë e PD-së ka zgjatur 40 minuta.

   Menjëherë pas daljeve në media ku denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin, mësohet se dy kryetarët e partive më të mëdha opozitare po m

   Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas publikimeve të përgjimeve të vëllezërve Habilaj ku përmendet emri i Saimir Tahirit ka kër

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëspresidentin e Senatit të Republikës së Madagaskarit Amido, i cili po zh

   Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një dalje për media është shprehur se Sajmir Tahiri është vetëm një nga hallkat që lidh Edi Ra

   Pas publikimit të detajeve të dosjes Habilaj nga Gjykata e Katanias në Itali, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha

Pas publikimit të disa përgjimeve të dosjes “Habilaj” ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Saimir Tahiri foli për herë të parë pas përdorimit të emrit të tij në përgjimet telefonike të siguruara nga autoritetet italiane pas arre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të përgjimeve ndaj Moisi Habilajt që përmend se “30 mijë euro duhet t’ia