Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas përfundimit të mbledhjes se Komisionit "Tahiri", tha se opozita kishte bërë kërkesë për shtyrje të hetimeve për këtë çështje ndërsa shtoi se maxhoranca e ka rrëzuar.

Sipas deputetit demokrat, opozita do ti shkojë deri në fund hetimit për të zbuluar lidhjet e qeverisë më drogën.

"Nuk kemi mund të hedhim asnjë hap me tej, pasi institucionet nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Janë vetëm kërkesat e para që duan të shtyjnë afatin për kthimin e përgjigjeve. Policia tha në atë kohë se kishte Vettingun dhe nuk kishte kohë të merrej me gjera të tjera. Nuk ka asnjë përgjigje për të ardhur sot, unë kërkova shtyrjen e afatit, por u hodh po ashtu me pretendimin se ka kaluar afati për kërkesë për shtyrjen e tij. Ne jemi të vendosur do ta ri bëjmë kërkesën dhe komisioni do të shkoj deri në fund. Ruçi u tërhoqi formalisht vërejtje të gjithë institucioneve që të kthejnë përgjigje. Nuk mundet as Rama dhe as kush tjetër, që të demaskojë lidhjet që kjo qeveri ka drejt përdertë me krimin. Ky komision ka marrë emrin e Tahirit, por do të hetojë të gjitha lidhjet e qeverisë më drogën nga Rama tek Taulant Balla. Tahiri është në qendër të vëmendjes, por lidhjet janë më të shumta," tha Paloka.