Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka sulmuar prokurorinë duke e akuzuar se po bën lojë duke e kthyer në politikë procesin gjyqësor ndaj Emilijano Shullazit.

Në një postim në “Facebook” Tahiri shkruan:

“Mirëprita thirrjen e Gjykatës për të dëshmuar. Keqardhje për lojën e Prokurorisë për të bërë politikë me një proces gjyqësor që duhet të përfundojë me dënimin e kujtdo që ka kërcënuar kandidatin për rektor.

Tahiri kishte një përgjigje dhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili doli në mbrojtje të Berishës.

Keqardhje akoma më shumë për Lulzim Bashën që me sulmet politike, po i bën nderin më të madh krimit”.

Paraditen e sotme Tahiri dëshmoi në gjykatë lidhur me historinë e kërcënimeve ndaj Dhori Kules dhe Mynyr Konit. Tahiri tha në gjykatë, ku i pranishëm prapa hekurave ishte vetëm Emiljano Shullazi, se kishte marrë informacionin për kërcënimin nga një denoncim publik i bërë nga ish-kryeministri Berisha. Tahiri mësohet se ka shprehur habi dhe ka përmendur disa herë ish-Kryeministrin Berisha, se përse ai nuk ishte në proces për të dëshmuar sesi e mori vesh këtë informacion. Madje kjo është bërë shkak edhe për replika mes Tahirit dhe trupit gjykues.