Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri pas apelit të bërë nga foltorja e Kuvendit, që ligjvënësit të shqyrtojnë rezolutën came, nga ambientet jashtë saj ka vlerësuar se do ishte e turpshme për këdo që e quan veten shqiptar të mos e merrte në konsideratë.

Deputeti Tahiri në një prononcim për gazetarët vlerësoi mbështetjen që presidenti Nishani dhe kryeministri Berisha po i japin kësaj nisme, teksa bëri me dije se ende nuk dihet qëndrimi i opozitës lidhur me këtë cështje.

“E padiskutueshme që në Parlament për atë rezolutë jemi. Unë pata mundësi dhe dua të falenderoj kryetaren e Kuvendit që më dha fjalën. Doja të falënderoja të gjithë që kanë kontribuar, por vecanërisht presidentin. Edhe kryeministri Berisha e ka kërkuar çështjen çame që në 1991. U kërkova mbështetje gjithë deputetëve dhe mendoj se do jenë dhe ata pjesë e votimit.

E shikoj situatën dhe nuk asgjë më shumë sa u takon camëve, pronat e tyre. Unë e kam thënë se në Parlamentin shqiptar ka shqiptarë dhe do ishte e turpshme për këdo që do e votonte kundër”, deklaroi Tahiri.