Ish-presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur me një foto akuzave të qeverisë kundër takimeve të kryeopozitarit Lulzim Basha në qytetin e Durrësit.

Nishani ka postuar në Twitter foto të banorëve që u takuan me Bashën në qytetin bregdetar, dhe një foto tjetër ku policia dhunon të riun në mbrojtje të Teatrit ndërsa shkruan:.

“Dy modele, dy rrugë, dy alternativa, dy oferta! Pushteti i kapur nga mafia përballë #opozitës tek populli. Kuqezi mos rri po duku.”