Një takim joformal do të mbahet në qytetin e Durrësit në datën 26 gusht, kur të pranishëm do të jenë Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave, përkrah kryeministrave të rajonit, do të marrin pjesë edhe komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler. Në takim do të jetë sigurisht edhe kryeministri Edi Rama.