Takimi në Ohër, publikohen fotot e takimit Zaev-Rama-Vuçiç

09/11/2019 - 18:55

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallarave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Synimi i takimit është gjetja e dakortësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020-s dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Këto masa, lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me impakt në tregti mes vendeve tona në Ballkanin Perëndimor, përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt

Zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka kujtuar përpjekjet dhe kontributin historik të shqiptarëve në luftën për çli

Presidenti Ilir Meta ka dënuar ashpër sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përkujtuar përpjekjet e shqiptarëve në kuadër të 75-vjetorit të çlirimi

Në ditën e Çlirimit të Tiranës, kryedmokrati i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar intelektualët dhe patriotët shqiptar, të masakruar në valën

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Tiranë ambasadorin Sam Brownback, të cilin e quan të ftuar special.

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku shprehej kundër anëtares së Gjykatës Kushtetue

Ish-kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka reaguar për situatën e krijuar me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përkujtuar sot 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Tirana ka kujtuar sot 75 vjetorin e çlirimit, si dhe ka nderuar të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuar edhe jetën e tyre në një nga