Takoi në qeli Aldo Baren, reagon ministrja Gjonaj

Postuar: 13/03/2018 - 21:29

   Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave të deputetit të PD-së Flamur Noka sa i takon vizitës së saj në burgun e Peqinit.

Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Gjonaj është kundërpërgjigjur për vizitën e saj në qelinë e Aldo Bares.

Ajo theksoi se vizita e saj ishte zhvilluar brenda normalitetit të detyrës së saj si ministre e Drejtësisë. Gjonaj tha se burimi i këtyre akuzave janë dëshpërim i një opozite që ka humbur gjithçka.

Postimi i plotë:

Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.
Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.
Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili postoi një video nga rruga e

Kryeministri Rama ka postuar një video me pamje përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qaf

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi,

Gazmend Oketa hyri në politikë si një individ i plotësuar profesionalisht.

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Th

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit.

   Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron deklarata të forta.

   Partia Demokratike deklaron se Kryeinspektori i IKMT-së ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj sot gjatë aksionit në Jalë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lirimit nga burgu të Ermal Hoxhës, i dënuar për trafik droge.

Gjykata e Strasburgut ka refuzuar padinë për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku, i cili paraqiti në këtë gjykatë një ankesë