Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj i është përgjigjur zërave të opozitës për rritje të taksës së karburantit në vend.

Sipas ministres, deklarata e Bashës për rritje të taksës së karburantit, është produkt i fantazisë së tij, duke shtuar se nuk do të ketë rritje taksash.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!”,thotë ministrja Denaj.