Kryeministri Edi Rama tha të hënën se Kukësi do të bëhet shumë shpejt me aeroport dhe stadium të ri.

Kreu i qeverisë falënderoi kuksianët për mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar pas vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, tarifë e cila ka nisur të paguhet që sot.

“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real plus stadium të ri”, shkroi Rama në Twitter.