Taulant Balla: PS e vendosur për shkarkimin e presidentit Meta

11/06/2019 - 17:26

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësues të Bundestagut gjerman, deklaroi se viti 2019 do të jetë viti i hapjes së negociatave për Shqipërinë.

I pyetur për shkarkimin e mundshëm të presidentit Ilir Meta, Balla u shpreh se PS është e vendosur për të shkarkuar kreun e shtetit. Pasi ka kryer një akt antikushtetues.

“PS nuk është tërhequr aspak për të shkarkuar presidentin Meta. Më vjen keq që nuk lexohet siç duhet Rezoluta e Kuvendit. Presidenti i Republikës ka bërë një akt antikushtetues. Akti i paprecedent i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Duhet të lemë Kuvendin që të bëjë detyrën që i takon. Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë një debat dhe në fund do të dalë në përfundim. Përballë një akti antikushtetues, duhet një hap ligjor që të dënojë antikushtetueshmërinë. Presidenti mund të ketë shumë dëshira, por jo gjitha dëshirat mund t’i shndërrojë në dekrete”,- tha Taulant Balla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla sulmon gjyqtaren e Durrësit që vendosi të mos i japë mandatin e deputetit kandidates socialis

Numri dy i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për mos ti dhënë mandatin

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kryebashkiakes

Deputeti demokrat, Lefter Maliqi e ka cilësuar lajm të mirë për shqiptarët faktin që as Gjykata e Durrësit dhe as e Tiranës nuk legjitimu

Pas Durrësit, edhe Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mesazhit të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se më 13 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore

Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos njohur zgjedhjet lokale të 30 qershorit në këtë bas

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti dhe disa nga deputetët e opozitës së re do të zhvillojnë nesër një interpelancë me ministren

As ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka mundur t'i rezistojë efektit që po përdorin të gjithë njerëzit, se si do të duken kur t