Tavo: Olldashi i njeh mirë bandat

11/07/2013 - 17:17

TIRANË, 11 korrik 2013 - Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, sqaron se megjithë debatët dhe emrat që kanë dalë në media për emrat e ministrave të rinj mes LSI dhe PS, nuk ka ende asnjë ndarje.

Tavo duke dhënë një intervistë për mediat, argumenton se është ende herët për të folur për emra, pasi më parë do të duhet të përcaktohen vizioni i qartë i qeverisë.

Në lidhje me rezultatin zgjedhor që LSI mori në këto zgjedhje, Tavo ia dedikon punës së palodhshme në terren, dhe lidershipit të Ilir Metës, i cili i mban premtimet e dhëna .

“Nuk ka lidhje asgjë nga ajo c’ka thuhet. Sikurse është deklaruar edhe nga zoti Rama me sa e kam ndjekur dhe nga zoti Meta është shpejt për të folur për dikasteret që do të drejtohen nga LSI, PS apo nga forcat e koalicionit. Është shumë e rëndësishëm se para se të ndahen dikasteret të vihen piketat se ku duhet të shkojë kjo qeverisje”, u shpreh Tavo. 

Tavo ndalet edhe te diskutimet për ndryshimet Kushtetuese, dhe më konkretisht asaj pjese që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor. Për Tavon ndryshimet në vitin 2008, sollën pasoja për LSI-në, dhe rishikimi është një kusht për këtë mazhorancë. 

“Besoj se duhet dhe do jetë një nga cështjet që do të diskutohet në këtë mazhorancë të forcave të majta. LSI nuk mund ta harrojë atë që ka ndodhur në 2008, mos gaboj . Jo vetëm nuk do e harrojmë por në cdo moment do jemi shumë të gatshëm të rishikohen ato ndryshime që janë bërë atëherë janë bërë me qëllim jo të mirë për LSI”, theksoi Tavo. 

Ndërkohë, duke iu përgjigjur akuzave të Sokol Olldashit, njëherësh kandidat për kreun e PD-së, Tavo hodhi poshtë sulmet e Olldashit i cili pak ditë më parë në një dalje për mediat e cilësoi "LSI si çetë pazaresh".

Tavo tha se "akuzat e tij janë të pabaza, Olldashi i njeh më mirë bandat". 

“As LSI dhe as unë, nuk kemi qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë bande imagjinare që zoti Olldashi pretendon. Përkundrazi pyetjen do ja ktheja zotit Olldashi, vetëm ai e di se cfarë do të thotë bandë. Nuk kam arsye të komentoj fjalët e zotit Olldashi ne kemi gjëra të rëndësishme për tu marrë”, tha Tavo. 

Në lidhje me rezultatin në qarkun e Gjirokastrës, Tavo argumenton se erdhi falë punës në terren , ku përvec uljes në përqindje të PD, pati dhe ulje me 4,4 % të Partisë Socialiste. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta thekson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, duke thënë se ka një konflikt në themel, që lidhe

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me dije se as në këtë takim të dytë nuk ka vendimmarrje lidhur me vazhdimësinë

Partia Socialiste ka nisur fushatën zgjedhore, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot katër takime me deputetët, sipas qarqeve.

Pas kërkesës së opozitë parlamentare për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e votave për reformën zgjedhore, ky i

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me

Pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme po nëpërmjet mjeteve të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që p

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook pamje nga projekti i parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.