Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij në “Facebook”, disa foto të disa prej protestuesve të lënduar gjatë protestës së opozitës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

Në fotot e publikuara nga ish-kryeministri, duken qartë të çarat në kokë, nofull dhe trup të qytetarëve. Berisha krahas fotove shkruan se qytetarët janë goditur me qyte revolveri dhe se dënon me ashpërsi aktet brutale të ‘krimineleve të narkoshtetit’ duke iu referuar policisë së shtetit.

“Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara”, shkruan Berisha.