Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video në rrjet, përmes së cilës shprehet kundër vendimit më të fundit të kryeministrit Rama, për të bllokuar lëvizjen me makinë të dielave, nga tetori në mars.

Vasili i kërkon shqiptarëve që të mos binden, e të dalin të gjithë me makina, mënyrë kjo siç thotë, do ta zmbrapsë kryeministrin.

“Kam parë të gjithë juve të preokupuar për çmendurinë e radhës së kryeministrit tonë, i cili do të bllokoka makinat për ditë të dielë, nga tetori deri në mars. Nuk ka nevojë t’i ktheni përgjigje këtij të cmenduri: Të gjithë bashkë që ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë, të marrë makinat dhe të dalim të gjithë bashkë në rrugë.

Cfarë do bëjë ky i marrë? Do arrestojë dhjetëra mijëra shqiptarë në një ditë? Asgjë nuk do bëjë, do fus gishtin ndër shalë e do ikë. Ndaj të dashur miq, gëzojini ditët e lirisë, ta lëmë të cmendurit në punët e tija. Për sa i takon tetorit, edhe kush nuk e ka planifikuar ta ndezë makinën dhe të dalë, të shohim cdo bëjë, ky, gjithmonë nëse do jetë deri në tetor…”,- thotë Vasili.