‘Të ikë bashkë me brekushet’, Kryemadhi ‘rebelohet’ ndaj Ramës

15/03/2019 - 19:30

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka replikuar në distancë me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit ka ironizuar me thirrjet që Kryemadhi ka bërë ndaj Zotit për të ruajtur shqiptarët nga fenomeni i blerjes së votës.

Ajo pohoi nga Kamza se lutjet e saj  janë për shpagimin e mëkateve që bënë prindërit e Ramës në sistemin komunist, të cilët shkatërruan kisha dhe xhamia duke u bërë vendi i parë ateist në botë.

Teksa ftoi kamzalinjtë për protestën e 16 marsit, Kryemadhi tha se tani është koha që Edi Rama të largohet andej nga ka ardhur së bashku me ‘brekushet’ që mban veshur, duke shtuar se tubimi i nesërm do të jetë madhështor.

“Në Kamëz ka shumë njerëz që vijnë nga qytetet të ndryshme të vendit dhe besime të ndryshme. Kam disa herë që nuk e dëgjoj, por më thonë se Edi Rama e ka problem se pse unë  besoj në Zot. Po e vërtetë është. Unë besoj dy apo tre fish më shumë seç beson një besimtar, sepse dua që me lutjet e mia në Zot të shpaguajë të gjitha mëkatet që bënë  prindërit e Edi Ramës duke shkatërruar kishat dhe xhamitë.  Do të lutem  në Zot për të ngritur besimin dhe paqen tek njerëzit. Do të lutemi në Zot që të na shpëtojnë fëmijët nga droga, krimi, varfëria, injoranca dhe nga intdimidimi i grupeve kriminale.

 

Do të lutemi në Zot për flamurin kombëtar që të valëvitet krenar. Laje gojën tënde të ndyrë që ke guxuar të ofendosh gratë dhe vajzat shqiptare. Nesër të gjithë në shesh, për të ardhmen tonë, sepse Shqipëria është shtëpia e djemve e vajzave tona. Ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë këtu në Shqipëri. Nesër do të jetë një nga protestat që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Le të ikë Edi Rama me brekushet e veta andej nga ka ardhur. Ne do ta bëjmë Shqipërinë evropiane, sepse  në zemrat tona ka dëshirë dhe dashamirësi për vendin”, tha Kryemadhi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një miting i madh pritet të mbahet këtë të shtunë më datë 30 mars në qytetin e Durrësit, i organizuar nga Partia Demokratike.

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Tiranë artisten nga Kuvajti, Ebtisam Al Houti, e cila së fundmi është angazhuar për të pr

Shqiprim Thaçi është kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ai kandidon në Belgjikë, në listën e ekologjistëve.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha dje statusin e magjistratit Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermon

Teksa Policia e Shtetit paralajmëroi kallzim penal për ish-kryeministrin për denoncimet e postuara në Facebook, Sali Berisha ka cilësuar

Ish-deputeti demokrat i Durrësit, Edi Paloka ka sulmuar ish-trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi të cilin e krahason me kryeministrin

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka spastruar shërbimin diplomatik në institucionin që drejton.

Gjatë takimit me mjekë dhe specialistë shërbimesh, kryeministri Edi Rama iu ka dhënë përgjigje edhe akuzave të bëra ditë më parë për shën

Krahas protestave, Partia Demokratike ka nisur edhe testimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale.