Pas urdhrit për t’u mbajtur një kontribut nga pagat policëve dhe mësuesve për familjet e prekura nga tërmeti ka ardhur një reagim nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi e cilëson skandaloz urdhrin ndërsa shkruan se në vend t’u heqë 150 mln dollarë oligarkëve, Rama iu mban lekët e rrogës policëve dhe mësuesve.

"Urdhër skandaloz! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve.
Aktet duhet të anulohen me urgjencë! Shqiptarët janë vetë solidarë, i ndihmojnë siç i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre",
shkruan Vokshi.