Gjatë trajnimit me temë "Gjendja e mjedisit në Durrës dhe kontributi që mund të japë rinia për këtë problematikë”, që u zhvillua me të rinjtë e FRPD-së me lektorë Prof.Dr.Jamarbër Malltezin dhe Redi Biturkun u diskutua mbi disa nga problematikat më të nxehta mjedisore në qytetin bregdetar.

Në trajnim, fokusi u përqendrua në tre problematika:

• Situata abuzive me shkarkimin e ujrave të zeza në bregdet pranë shëtitores Vollga
• Situata abuzive alarmante me hedhjen dhe djegien e plehrave në Portoromano
• Shkatërrimi që i është bërë gjelbërimit të qytetit etj.

Ky është trajnimi i tretë të cilit i nënshtrohen të rinjtë e FRPD Durrës brenda një kohe të shkurtër. Dy të parët u përqendruan në tematikat “Arti i të folurit në publik” dhe "Aktivizmi politik në epokën e mediave sociale".

Postimi i kreut të FRPD Durrës, dega 1, Artion Barjamaj: