Një grup të rinjsh te organizatës “Rezistenca Rinore” i kanë bërë një surprizë të hidhur mbrëmjen e sotme Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët ishin bërë bashkë për të ndezur dritat e pemës se Vitit të Ri në sheshin Skënderbej.

Të rinjtë reaguan ndaj Ramës e Veliaj për keqpërdorimin e parave publike ne raste fatkeqësish natyrore. Në momentin kur Bashkia Tiranë po ndizte dritat e pemës së fundvitit, të rinjtë ngriten lart një pankartë në formën e bredhit, ku ishin pamje nga rrënimi i banesave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të rinjtë kanë shoqëruar ceremoninë e Ramës e Veliajt me thirrjen “nuk është koha për zbukurime kur ka shkatërrime”. Rama urdhëroi gardën që të largonte të rinjtë nga sheshi duke bërë që të rinjtë të shpërthenin në fjalët “Turp! Turp! Turp!”

“Për të mos prishur syrin e keq, kemi dhe 3-4 harrupiel këtu. Unë nuk dua ta zgjas dua t’u uroj të gjithëve një vit të ri të gëzuar. Dua të siguroj të gjithë se çfarë nuk të vret të bën më të fortë, sot jemi të gjithë më të fortë, Shqipëria është më e fortë. Dhe ata 4-5 xhakajdurët që morën atë që meritonin, pasi nuk u sollën mirë” – tha Rama i nervozuar.