Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me batuta teksa foli për nisjen e vaksinimit në Shqipëri, pasditen e sotme në orën 15:00.

Rama iu kërkoi gazetarëve të mbyllë konferencën, pasi duhet të shkojë të japë amanetet e fundit, se nuk i dihet si mund t’i shkojë vaksina.

“Tani, me lejen tuaj mund ta mbyllim që të shkoj unë të jap amanetet. Se s’dihet si shkon vaksina, se na mbajtët shumë gjatë këtu. Se janë dhe ata që thonë që po e bëre mund të vdesësh në vend. Kështu që ti marrim këto masa. Aq më tepër unë e kam për herë të tretë vaksinën sikundër e di syri.qimi. Dy herë kam shpëtuar, herën e tretë nuk i dihet çfarë ndodh.”