Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës do ta ndërtojnë vetë godinën e Teatrit Kombëtar.

Veliaj shkruan në Facebook se komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike dhe kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se c’ishte në gjendje të ofronte privati.

“Komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike dhe kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati.

Në këto kushte Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Tiranë do ta ndërtojnë vetë Teatrin e Ri Kombëtar – më shpejt e me gjithë teknologjitë ekstra për skenën!”, shkruan Veliaj.