Teliti: Bashkia e Durrësit ka falimentuar

04/06/2012 - 00:00

Sipas të djathtëve pushteti lokal abuzon me paratë e tatimpaguesve durrsakë

Këshilltari i PD-së në këshillin bashkiak, Armand Teliti, ka lëshuar akuza të forta ndaj bashkisë së Durrësit, në lidhje me mosrealizimet e buxhetit të vitit 2011 si dhe mënyrës së prezantimit të buxhetit të ri. Së pari, Teliti i ka kujtuar kryetarit të bashkisë, Vangjush Dako, miratimin e buxhetit të një viti më parë, si dhe situatën aktuale kur projekt buxheti prezantohej pesë muaj me vonesë. Sipas Telitit: “Buxhetin e vitit 2011 e kemi votuar në fund të shtatorit të atij viti, në kushte emergjence. Megjithatë këshilltarët e mazhorancës, vendosën t‘i japin votën pro atij buxheti, për të bërë të mundur që edhe në atë pak kohë të mbetur, bashkia të kryente një pjesë të detyrimeve të saj ndaj qytetit. Te gjithëve i kujtohet që kemi kërkuar njëzëri, që buxheti i vitit 2012 të vinte sa më shpejt për miratim, për të bërë të mundur realizimin e investimeve dhe natyrisht morëm premtimin e bashkisë së buxheti do të vinte në kohë. Megjithë këtë premtim, asgjë nuk e ndaloi bashkinë dhe kryetarin e saj,  që ta sjellë buxhetin për miratim, kur ka kaluar pothuajse gjysma e vitit”.

Duke ju referuar projektit të draftbuxhetit Teliti ka theksuar se,- “që në faqen e parë të prezantimit të buxhetit, në mesazhin e kryetarit të bashkisë për këtë buxhet, shpallet falimentimi i Bashkisë së Durrësit, kur kryetari shprehet qartësisht, citoj: Pavarësisht përballjes me një reduktim të ndjeshëm të të ardhurave të qytetit të Durrësit. Nuk e kuptoj se kujt i qahet kryetari i Bashkisë për këtë rënie të të ardhurave, kur një nga detyrat kryesore të tij dhe administratës së tij, është pikërisht mbledhja e të ardhurave dhe kthimi i tyre në shërbime për qytetarët e Durrësit”. Duke ju referuar të ardhurave të bashkisë nga transferta e pakushtëzuar Teliti ka theksuar se: “Paratë që qeveria jep për Durrësin janë gati dyfishuar në krahasim me vitin 2007 dhe janë shumëfishuar në krahasim me kohën kur qeveriste partia e kryetarit të bashkisë”.

Duke analizuar shifrat e realizimit të buxhetit, Teliti ka deklaruar se: “Në arkën e bashkisë për vitin 2011 mungojnë 495 milion lekë të reja ose 3.5 milion euro, ose e thënë në përqindje 27 % më pak se viti 2010 ose rreth 10.000 euro në ditë më pak shërbime dhe investime për qytetin dhe qytetarët. Po të kujtojmë realizimet e vitit 2010 në raport me vitin 2009, kemi në arkën e bashkisë rreth një milion euro më pak dhe sot mund të themi se paska edhe më keq. Një fakt tjetër kokëfortë është edhe konstatimi që në të njëjtën periudhë ushtrimore, në të njëjtin qytet, dega e tatim taksave Durrës ka mbledhur 9.5% më shumë të ardhura se viti 2010,  ndërsa bashkia 27% më pak”.

Po sipas Telitit po të shikosh tabelën e realizimit të të ardhurave të bashkisë Durrës, vëren se kolona e realizimit në përqindje të tyre, është e mbushur me shifra më pak apo afër 50%-it,  duke i ngjarë një liste notash të një nxënësi të dobët, i cili mezi arrin të kalojë klasën. “Me të njëjtën papërgjegjshmëri që nuk mblidhen të ardhurat, shpërdorohen edhe ato pak që mblidhen. Paratë e qytetarëve të Durrësit vazhdojnë të shpenzohen në 60% të tyre për paga militantësh e shpenzime korrente dhe vetëm 40%  u kthehet atyre si investime apo shërbime”,- tha Teliti. Duke konkretizuar akuzat e tij, këshilltari demokrat ka deklaruar se shembulli tipik i shpërdorimit të parave është Drejtoria e Rrugëve të Bashkisë, ku nga një total prej 362 milion lekë të vjetra që ka në dispozicion, shpenzon për paga e shpenzime operative,  rreth 305 milion lekë të vjetra dhe për investime, vetëm 55 milion lekë të vjetra ose e thënë në përqindje, 85% për rroga dhe 15% për investime. “Këtu duhet të gjejmë edhe shpjegimin e mungesës së mirëmbajtjes së rrugëve të qytetit dhe degradimin e tyre deri në atë pikë sa çdo 2-3 vjet, duhen bërë të reja duke shpenzuar disa herë më shumë para”,- deklaroi gjatë mbledhjes Teliti.

Tabelat për qellime reklamimi kanë qenë një nga pikat e tjera të nxehta të prezantuara nga përfaqësuesi i PD-së në Këshillin bashkiak. Sipas Telitit,- “në diskutimin e buxhetit të vitit të kaluar u ngrit shqetësimi i taksës së tabelave për qëllime reklamimi kur realizimi i vitit 2010 ishte në nivelin e turpshëm prej 0.01% të planit ose vetëm 1.8 m2 tabelë kishte paguar në një total prej të paktën 1800 m2 tabela që ndodhen në qytetin e Durrësit. Në atë kohë u premtua nga bashkia që në vitin 2011 do të mblidheshin jo vetëm paratë e vitit 2011, por edhe ato të prapambetura të vitit 2010. Rezultati është i qartë. Vetëm 31% i një plani të përgjysmuar të vitit 2011 dhe asnjë lek për vitin 2010 duke sjellë në arkën e bashkisë një mungesë prej rreth 140 milion lekë të vjetra vetëm për 2011. Veç kësaj planifikimi i kësaj takse për vitin 2012 është 10% më i vogël se ai i vitit 2011,  pa asnjë shpjegim dhe me të njëjtën sasi metrash katrorë tabela në qytet”. Duke ju referuar taksës së gjelbërimit Teliti ka theksuar se ajo është një tjetër çudi e këtij buxheti. “Nga viti në vit vjen duke u ulur mbledhja e kësaj takse; 24 milion në vitin 2010, 22 milion në 2011 dhe në planifikimin e vitit 2012 ulet planifikimi dhe bëhet 21 milion lekë, ndërkohë që shpenzimet për këtë sektor vetëm rriten, duke shkuar nga 54 milion në 2010, në 58 milion në 2011 dhe 60 milion në 2012”,- përfundoi fjalën e tij këshilltari demokrat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkaktari i 51 viktimave nga tërmeti është Edi Rama, deklaroi Monika Kryemadhi.

Një natë më parë zëvendëskryeministri Erion Braçe pranoi se projekti i rrugës Milot-Balldren nuk do të kryhet pasi kompania konçesionare

Nga Shkozeti, ku vizitoi qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, kryedemokrati Lulzim Basha u vu në dijeni se banorët në këto ditë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, me një deklaratë për mediat ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka propozuar një paketë me 5 pika, që sipas tij, do të sillnin efekt të menjëhershëm ndaj bizneseve të dëmtuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar në Durrës bizneset e prekura nga tërmeti, të cilat krahas dëmeve në godina, u janë lar

Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit.

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka votuar në mënyrë unanime bonusin e qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë bashkisë Durrësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të “Facebook”-ut, bëri lidhje live sot nga Porto-Romano ku po inspektonte inertet e depozituara at

Më 21 shtator, shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rënde nga tërmeti, duke u bërë krejtësisht e pabanueshme.