Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Tensione në Berat, furgoni me mallra nga Rezerva e Shtetit mbahet i bllokuar nga PD

19/04/2021 - 22:06

Tensionohet situata në Berat pak ditë para zgjedhjeve. Gjithçka ndodhi pasi kandidati për deputet i PD-së Tomor Alizoti bashkë me përfaqësues të tjerë të selisë blu, identifikuan dhe bllokuan një mjet me ndihma ushqimore të rezervave të shtetit, që thuhet se do të shpërndaheshin nga PS-ja tek disa familje.

Alizoti ka tentuar që të hapë derën e furgonit, ndërsa përfaqësues të tjerë të PD mbajnë të rrethuar furgonin, por hasin edhe në rezistencë.

Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka mbërritur në vend, teksa ka pasur dhe debate me kandidatin e PD, Tomor Alizoti. Ky i fundit ka kërkuar shoqërimin e furgonit në polici dhe ruajtjen e provave. Shumë nga të pranishmit thërrisnin në kor “Rama ik”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për shkeljet e pretenduara në 9 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit, me p

Pak ditë pasi kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në

Partia Demokratike vijon të denoncojë shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike vijon të denoncojë parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një mesazh të fortë shqiptarëve dhe politikës në Ditën e Europës.

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Evropës nëpërmjet një video në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë uruar përmes postimive në rrjetet sociale të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadr

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela festojnë sot përvjetorin e tyre të martesës.

Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve