Edhe këtë të enjte opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ishte i pari që mori fjalën dhe vijoi me akuzat kundër ministrit Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama, si të lidhur me krimin dhe mbrojnë Agron Xhafaj për interesat e tyre.

Menjëherë sapo koha e Lulzim Bashës mbaroi, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e kuvendit dhe nxorën një banderolë ku shkruhej “Shqipëria si gjithë Europa, jo qeveri e krimit dhe drogës”.

Kryetari i Kuvendit ka ndërprerë seancën për 10 minuta pushim, pas veprimit të opozitës.