Tërheqja e Pjetrit, Bardhi: Tregoi se kauza e PD është e drejtë

16/08/2019 - 19:15

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se kjo tërheqje, si e Ramës dhe Pjetrit është falë ligjit të dekriminalizimit.

Ai shton se “largimi i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik droge në Itali, nuk është një reflektim, as personal dhe as politik i tij apo i Edi Ramës. Nuk është as pendim dhe as kujtesë për krimin e kryer në të shkuarën”.

REAGIMI I PLOTË:

Përballë presionit të opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasi konfrimoi edhe njëherë, në mënyrë të përsëritur, se pushteti i tij mbijeton vetëm për shkak të lidhjeve me krimin, Edi Rama udhëroi drejtuesin e tij politik në Shkodër të tërhiqej. Dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se Partia Demokratike është sot i vetmi institucion që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi.  

Çdo shqiptar e di se, njësoj si Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku, Armando Prenga e shumë të tjerë, edhe përfaqësuesi i Edi Ramës në Shkodër, përdori paratë e trafikut të drogës për të hyrë në politikë nëpërmjet Edi Ramës.  Largimi i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik droge në Itali, nuk është një reflektim, as personal dhe as politik i tij apo i Edi Ramës. Nuk është as pendim dhe as kujtesë për krimin e kryer në të shkuarën.

Largimi i tij vjen me të njëjtën formë mashtrimi si ajo e kriminelëve të tjerë që ranë në rrjetën e dekriminalizimit, Elvis Roshi, Arben Ndoka, etj. Largimi i tyre është meritë vetëm e Ligjit të Dekriminalizimit dhe betejës së Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Është meritë e qendresës së palëkundur të Partisë Demokratike, opozitës dhe opinionit publik, që disa kriminelë janë sot jashtë politikës.

Por, fatkeqësisht, fenomeni i kriminalizimit të shtetit vazhdon të qëndrojë, sa kohë arkitekti i lidhjes krim-politikë është Kryeministër. Asgjë nuk do të ndryshojë, as për Shkodrën dhe as për Shqipërinë, deri kur koka e krimit në politikë dhe ekonomi të jetë prerë, duke larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes së vendit.

Rasti i Shkodrës provoi edhe njëherë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, pa përfshirjen e krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit e korrupsionit, është e duhura dhe rruga e vetme për një qeverisje të mirë në sherbim të qytetarëve dhe jo bandave. Pa shkëputjen totale të lidhjes së politikës me krimin dhe pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për shqiptarët nuk do të ketë mirëqenie, ndërsa vendi do të mbetet i izoluar, jashtë Bashkimit Europian. Beteja jonë vazhdon derisa ëndrra për Shqipërinë si gjithë Europa të jetë realitet për çdo shqiptar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane Sergei Stanishev ka përshëndetur sot Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste duke siguruar për

Janë 11 tifozë të proceduar, ndër ta dy të arrestuar  për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të for

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi reagon pas fjalës së sotme në Kongresin e PS të Linda Ramës, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS-së, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ndal tek dhuna në familje dhe ngacmimet ndaj grave në jetën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se Partia Socialiste mbetet një parti e inkriminuar dhe e kr

Kryeministri Rama foli sot gjatë ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fund të fjalës së tij Rama kërkoi nga gratë e prani

Gruaja e kryeministrit Edi Rama, pedagogia Linda Rama ka mbajtur fjalën në ditën e parë të Kongresit të PS që si temë ka gratë.

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe anëtar i kryesisë së PS, ka qenë mbrëmjen e sotme në kongresin e PS-së, madje shumë pranë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për Koronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri inspektoi situatën shëndetësore dhe m