Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për aktin normativ  të lidhur me mospagimin e qerasë për dy muajt në vijim. Rama tha se qeraja do të paguhet, por në mënyrë propocionale pas muajit maj të këtij viti. Gjithashtu kreu i qeverisë, i quajti “të babëzitur” të gjithë ata qiradhënës që kërkojnë paratë në një kohë ‘lufte’.

PJESË NGA EMISIONI:

A ka të drejtë shteti të ndërhyjë në marrëdhëniet private?

Para se të nisim me shtjellimit më lejoni t‘ju lexoj aktin normative: të gjithë qeramarrësit që kanë kontratë përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë nuk do ta paguajnë qeranë për dy muaj; prill dhe maj. Po ashtu edhe qiramarrësit studentë nuk do ta paguajnë. Të gjithë qiramarrësit që kanë biznes të vogël dhe kanë kontratë noteriale që para epidemisë nuk do ta paguajnë. Më pas do ta paguajnë në mënyrë propocinale të dakordësuar pas muajit maj 2020. Pra jemi në kushte lufte, e përsëris vazhdimisht se shumëkush e konsideron këtë shprehje ekzagjerim. Të gjithëve do t’u mundësohet me hir apo me pahir që të mos i paguajnë këto dy muaj. Pas këtyre dy muajve, do të paguajnë detyrimin e prapambetur. Mund të jetë një periudhë më e shkurtër apo më e gjatë. Këtu jemi dhe do e shohim.

Jo të gjithë janë me letra, si do veprohet?

Në të gjithë botën, ka marrëveshje me noter, por ka edhe marrëveshje me shtrëngim dorë. Mjafton një prej marrëveshjeve dhe të jenë me qera. Të gjithë përfitojnë.

Kush do ta bëjë rregullatorin?

Jemi gjendur në një lum ankesash nga qiramarrësit. Këta janë ata më në hall dhe duke parë moskuptimin, apo presion nga qiradhënësi. Nuk e kuptoj çfarë kërkojnë, nuk e di çfarë përfitojnë këta lloj të babëziturish. Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënsi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse.