Oliver Varhelyi, komisioneri europian për zgjerimin ka shprehur mbështetje për Shqipërinë pas tërmetit të fortë që la pas 51 të vdekur e mijëra të pastrehë.

Varhelyi, i cili ka marrë detyrën prej pak ditësh tha se BE do të vijojë ta ndihmojë Shqipërinë.

“Shprehim solidaritet pas tërmetit shkatërrues. Ne do të vijojmë ta ndihmojmë Shqipërinë”, ka deklaruar diplomati hungarez i KE, Varhelyi.