Në një postim në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi.

Bashka shkruan se mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave.

“Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë.”