Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në mandatin e tretë, qyteti bregdetar do të ketë vëmendje të veçantë.

Paloka e quan kreun e qeverisë të pafytyrë që guxon edhe të tallet, ndërsa thotë se pasi e shkatërruan dhe e lanë në dorë të krimit, pasi e betonizuan dhe e vodhën, pasi i shtypën dhe poshtëruan durrsakët për 8 vite në qeveri e gati 20 vjet në pushtet lokal, tani më në fund do i japin “vëmendjen e duhur”.

Sipas tij, Durrësi dhe durrsakët do e kenë vëmendjen e duhur pasi të shporrin më 25 prill “Rilindjen”.

POSTIMI I PLOTË

Rama paska deklaruar sot se “ne mandatin e tij te trete” Durresi do kete vemendjen e duhur…

Pra pasi e shkatrruan dhe e lane ne dore te krimit, pasi e betonizuan dhe e vodhen , pasi i shtypen dhe poshtruan durrsaket per tete vite ne qeveri e gati 20 vjet ne pushtet lokal, tani me ne fund do i jepkan “vemendjen e duhur”!!!

I pafytyre qe guxon edhe te tallet !

Po ! Durresi dhe durrsaket do e kene vemendjen e duhur , do kene vemendjen qe ju takon, pasi te shporrin me 25 prill “rilindjen” e te çlirohen nga kthetrat e krimit me te cilat e ka kapur Rama dhe po i merr shpirtin!

Me 25 prill durrsaket do votojne per te shporrur te keqen. Me qe Rama do vendose emrin e tij ne listen e Durresit, me 25 prill banoret e qarkut te Durresit do kene fatin dhe mundesine te votojne direkt kunder te keqes !

Fiton Durresi! Fiton Shqiperia!

Rama paska deklaruar sot se “ne mandatin e tij te trete” Durresi do kete vemendjen e duhur… Pra pasi e shkatrruan dhe…

Posted by Edi Paloka on Sunday, February 28, 2021