Në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar studentët për protestën e tyre.

“Sot është 11 dhjetori. Partia Demokratike i ka rrënjët në protestat popullore. Këto momente që flasim janë momente të revoltës popullore duke thirrur një dhjetor të dytë.

Opozita është me ta, PD është me ata. Më lejoni fare shkurt ta themi qartë për ata që kanë lindur 20 vitet e fundit, se kjo parti mori frymë nga e njëjta përpjekje kundër diktakturës, vranë frikën, siç e vranë atëherë. Dua t’iu shpreh gjithecilit, mirënjohjen”, u shpreh Basha.