Thirrja e ish-ministrit: Lini pushimet e uluni për dialog

13/08/2019 - 17:24

Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti iu ka bërë thirrje politikanëve dhe liderëve kryesorë të lënë pushimet dhe të ulen për dialog për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Duke folur për opsionet e daljes nga kjo krizë, Panariti tha se zgjedhjet janë e vetmja rrugë. Ai u shpreh se vendi është kthyer në një autokraci, e cila po instalohet dhe në institucione.

“Ka ndodhur një diçka e rëndë, nuk pritet të ndodhë, por duhet të zhbëjmë atë që ka ndodhur. Ndodhemi në një autokraci. Po instalohet dhe në institucione. Kemi të instaluar një pushtet që nuk është përfaqësues i vullnetit popullor. Sistemi duhet futur ne binaret e kushtetutës. Ne duhet të shkojmë tek zgjedhja. Ne duhet të respektojmë dekretin e Presidentit. Janë dekrete që janë detyrim për t’u zbatuar. Palët i kanë si vektor për daljen nga situata. Kjo situatë do mbajë peng zhvillimin e vendit”, deklaroi ai.

Sa i përket marrëdhënieve mes partive opozitare dhe një marrëveshjeje të mundshme mes dy forcave kryesore, Panariti tha se LSI është pjesë e opozitës dhe opozita është solide, e bashkuar.

“Nuk mendoj që mund të bëjë veprime të dëmshme në demokraci dhe që mund të kishte diskordanca. Opozita është solide dhe homogjene në mënyrën si mendon se ky sistem duhet çrrënjosur. Data 13 tetor një opsion që ofron Presidenti për t’i futur palët në zgjedhje. Unë besoj që dialogu duhet të jetë transparent jo me dyer të mbyllura. Duhet rivendosur besimi”, theksoi Panariti.

Sa i përket dorëzimit të bashkive nga kryetarët që përfaqësojnë opozitën ai tha se nuk do ishte normal konfrontimi.

“Do ishte butafori nëse do shkohej në konfrontim për dorëzimin e bashkive. Vendi ka nevojë urgjente, ulëritëse për zgjedhje sa më parë. Lini pushimet e uluni në tryezën e dialogut, nuk ka zgjidhje tjetër”, apeloi Panariti. /news 24

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta do të ketë sot një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad të Arabisë Saudite, ku u prit në një takim nga Princi i Kurorës, Muhammed Bin Salman.

Një ditë pasi u denoncua publikisht, Presidenca i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës ku i kërkon të verifikojë shantazhin ndaj

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim Besnik Muçin, për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit të tij nga Kolegji i P

Deputeti Alban Zeneli, njëkohësisht nënkryetar i komisionit hetimor i mbledhur sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, akuzoi maxhora

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se sot është dita për referendum të ri popullor për ndryshimin e Kushtetutës. 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se shqiptarët duhet të marin në dorë fatet e tyre!

“‘Është një video erotike…’ Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit.

Gjatë trajnimit me temë "Gjendja e mjedisit në Durrës dhe kontributi që mund të japë rinia për këtë problematikë”, që u zhvillua me të ri

Ish-presidenti Bamir Topi, në përfundim të takimit me Kreun e Shtetit, Ilir Meta, tha se zgjidhja e krizës nuk vjen nga aktorë jashtë ins