Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se shqiptarët duhet të marin në dorë fatet e tyre!

Në një postim në Facebook, ish-ministri i Jashtëm shkruan se PPE mbështet dhe stimulon Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Sipas tij, kriza politike ka në bazë të sajë deformimin e votës se lire me kulm farsën e 30 Qershorit. 

REAGIMI I PLOTË

Sinkroni e plote midis PPE dhe Bundestagut.

Kongresi PPE miratoi dokumentin me te mire te mundeshem, jo thjesht sepse konfirmoi nje te vertete te madhe, vertetesine e problemeve qe ka ngritur PD duke shprehur mbeshtetje te plote per pozicionin tone Europeist e ne mbrojtje te vlerave e demokracise, por edhe sepse mbeshtet e stimulon Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit, duke nenvizuar edhe menyrat e tejkalimit te krizes sone te thelle politike e institucionale.

Kriza politike te ne, qe ka ne baze te saje deformimin e votes se lire me kulm farsen e 30 Qershorit dhe e plotesuar nga kriminalizimi i institucioneve, kapja e tyre, mungesa e plote e kolonave kryesore te drejtësisë, parlamenti antikushtetues etj, ka vetëm një mënyrë tejkalimi sic thuhet qarte edhe ne ate Rezolute te PPE, një proces votimi te lire politik e administrativ si baze e ndryshimeve te mëtejshme pozitive për vendin, Rajonin e integrimin tone europian.

PPE dhe Bundestagu nuk mjaftohen vetëm ne konstatime apo konkluzione te përgjithshme, këto dokumente kaq te rëndësishme me dashamirësi e besim te ne, hyjnë deri ne problemet reale duke dhënë dhe mekanizmat konkrete te zgjidhjes.

Nqs kjo maxhorance do te vazhdoje te beje rolin e shurdhit e te qorrit duke shtyre me tej vendin drejt gremines, shqiptaret nuk kane cfare te presin me gjate, ata duhet te marrin ne dore vete fatet e tyre.