Tiranë, Basha pas takimit me skretarin Kerry: Përpjekje për konsolidimin e demokracisë (video)

14/02/2016 - 13:12

Ashtu siç ishte parashikuar, sekretari amerikan i shtetit John Kerry është takuar edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Takimi i kryediplomatit amerikan me kryeopozitarin shqiptar është zhvilluar në ambientet e Hotel “Rogner”, teksa Bashën e kanë shoqëruar edhe disa prej deputetëve demokratë, duke nisur me kreun e grupit parlamentar Edi Paloka, me nënkryetarin Edmond Spaho, si edhe deputetet Jorida Tabaku e Aldo Bumçi. Takimi mes sekretarit Kerry dhe Bashës dhe deputetëve u zhvillua për 30 minuta.

Pas takimit, Basha deklaroi: “E sigurova Sekretarin e Shtetit që Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë në krye të përpjekjeve për ruajtjen  dhe konsolidimin e standardeve euroatlantike të demokracisë, shtetit ligjor dhe ashtu si në qeverisje edhe në opozitë PD mbetet e përkushtuar ndaj lëtyre vlerave jo vetëm me fjalë por edhe me vepra siç ishte rasti i dekriminalizimit dhe që nuk do kishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e SHBA.”

Kreu i Partise Demokratike falenderoi sekretarin amerikan që në axhendën e tij përfshiu edhe takimin me opozitën dhe, siç u shpreh Basha, PD do të vazhdojë të kontribuojë për konsolidimin e vlerave demokratike në vend.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me veprimet e këtij të fundit sa i takon zhderkre