Tiranë-Durrës me pagesë, PD: Balluku mashtroi shqiptarët

16/05/2019 - 16:15

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku se në bashkëpunim me Ramën po bën grabitjen e radhës me projektin e dhënies me koncension të rrugës, Tiranë-Durrës.

Në një dalje për mediat, Hasa deklaroi se kur PD të vijë në pushtet shqiptarët nuk do paguajnë asnjë qindarkë për të kaluar në këtë rrugë.

DEKLARATA E HASËS

Pak ditë më parë Partia Demokratike paralajmëroi shqiptarët se qeveria në ikje e Edi Ramës ka nisur të zbatojë projektin urgjent të grabitjeve të reja të shqiptarëve me moton “të kapim ç’të kapim”.

Një nga këto grabitje është dhënia me koncesion e autostradës Tiranë - Durrës, për kalimin në të cilën shqiptarët nga veriu në jug do të paguajnë nga 2.5 - 5 euro. Në krye të grabitjes së madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur kampionen e abuzimeve, Belinda Balluku.

Ministrja e Transporteve i mashtroi sot shqiptarët, kur tha se nuk kishte ardhur koha e detajeve për pagesën.

Fituesi për dhënien me koncesionin të autostradës Tiranë - Durrës dhe bërjen e saj me pagëse është i paracaktuar nga qeveria e Edi Ramës, njësoj si vendimi korruptiv për autostradën Durrës - Kukës.

6 muaj më parë Ministria e Transporteve pranoi publikisht se bërja e rrugës me pagesë është popozim i një kompanie indiane, prapa së cilës qëndron ndërtuesi i stadiumit kombëtar, i përzgjedhur pa garë nga Edi Rama.

Për Austostradën Tiranë - Durrës qeveria ka shpenzuar 3 vitet e fundit të paktën 4 milionë euro për veshjen me palma, për ndërrimin e tyre me pisha, për arnimin e gropave dhe për projektimin e zgjerimit. Këto para po hidhen në kosh, sepse Edi Rama dhe Belinda Balluku kërkojnë të grabisin me qindra milione euro nga paratë e shqiptarëve.

Partia Demokratike u bën thirrje kompanive të mos marrin pjesë në këtë aferë që vjedh shqiptarët, sepse me ardhjen tonë në drejtimin e vendit ky koncesion korruptiv do të anullohet. Askush nuk mund të zhvasë më qytetarët, me qëllimin që të pasurohet për vete.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike autostrada Tiranë - Durrës  do të mbetet një rrugë kalimi pa pagesë. Modernizimi i saj është plotësisht i mundur me paratë e buxhetit të shtetit.

Sipas vetë projektit të qeverisë, zgjerimi i autostradës kushton rreth 250 milionë euro, ndërkohë që, aktualisht, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur që të paguajë 3 inceneratorë me 178 milionë euro, ndërsa shqiptarëve kërkon t’ua bëjë rrugën me pagesë.

Kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët duhet t’i bashkohen kauzës për largimin e Edi Ramës dhe hapjen e mundësisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë, nuk do të mendojë për pasurimin e kryeministrit dhe klientëve të tij, por për mirëqenien e qytetarëve të vet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Mirditë, Gjon Ndoj, kandidat i pavarur për bashkinë është tërhequr nga gara kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas deklaratës së OSBE-së në lidhje me tensionet që kanë pushtuar Shqipërinë.

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i shkruan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku thekson midi

Krerët e Bashkive që nuk pranojnë të ketë zgjedhje më datën 30 qershor duke respektuar dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur jashtë ambienteve të komisariatit të Burrelit ku u shoqërua pas tensioneve që

OSBE ka dënuar sulmet në KZAZ-të në disa qytete, ku mbështetës të opozitës tentuan të lironin hapësirat dhe të nxirrnin jashtë materialet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me shoqërimin në komisariatin e Burrelit të ish-deput

Partia Demokratike ka publikuar pamjet e shoqërimit të ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi dhe kryetares së FRPD-së, Denisa Vata.

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE- ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qers

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të hapë rrugë për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore.