Në daljen e tij për mediat, Presidenti Ilir Meta  foli ndër të tjera edhe për ngjarjen horror në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe një vajzë e saj ndërruan jetë pasi besonin në ringjallje.

Kreu i Shtetit bëri me dije se ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me vetëflijimin e nënës dhe vajzës së saj ndërsa tha se duhet të ngarkohen me përgjegjësi ata persona që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm.

“Jam shumë i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të hetohet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre.”