Tritan Shehu: Sistemi shendetësor, ndër më antisocialët në botë

24/08/2019 - 18:02

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehet se sistemi shëndetësor në Shqipëri është ndër me antisocialët në botë. Me një shënim në “Facebook”, Shehu thotë se mungon asistenca mjekësore për të sëmurët peliativë dhe ato kronikë.

Sipas tij, në shtet nuk ka aparatura për trajtimin e këtyre sëmundjeve dhe pacientët detyrohen  të shkojnë të marrin shërbimin në privat.

Postimi i Shehut:

Sistemi yne shendetesor, nder me antisocialet ne bote. Nje tregues tjeter per kete karakteristike Afrikano Qendrore te ketij sistemi eshte edhe niveli katastrofal i asistences mjekesore ambulatore per te semuret paliative apo ata kronike. Ashtu sic eshte nje detyre e sistemit publik te perballoje gratis urgjencen mjekesore adeguate, procedurat e sofistikuara vitale, qe sic publikova para pak ditesh per aksidentet vdekje prurese embolitike cerebrale kjo nuk ndodh, ashtu eshte dhe ndaj asistences “ne shtepi” per keta te semure.

Sot do permend vetem ata paciente te ketyre kategorive me pa mjaftueshmeri te frymemarjes, gje per te cilen kane nevoje per oksigjen shtese kudo ku jane. Asnje mbeshtetje per ata, qofte dhe vetem duke i furnizuar gratis me burime oksigjeni nepermjet disa aparaturave te thjeshta, qe kushtojne reth 700 E, dhe qe kudo ne boten civile ofrohen pa pagese se bashku me te gjithe sherbimin cilesor e pa limit kohe.

Ne Tirane sherbimi yne nuk disponon asnje aparat te tilla, qofte e statik, pra nevojtaret duhet te drejtohen te privati. Sistemi yne publik nuk ofron mundesi reale kujdesi te tille, ndersa mbi 90% e popullesise sone nuk perfiton nga kujdesi paliativ as minimalen.

Shtrimi i perkoheshem ne spital i ketyre pacienteve nuk eshte zgjidhje. Pra ne Shqiperi keta paciente, si dhe nje shumice e madhe qytetaresh per patologji te ndryshme, nqs nuk mund te paguajne te struktura private do te duhet te vuajne duke u invalidizuar me shume e shpejtuar rrugen drejt Vdekjes!

Dhe pastaj dikush cuditet kur na klasifikojne si vendi me kujdesin me te keq ndaj pacientit ne Europe (si kontinent).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi reagon pas fjalës së sotme në Kongresin e PS të Linda Ramës, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS-së, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ndal tek dhuna në familje dhe ngacmimet ndaj grave në jetën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se Partia Socialiste mbetet një parti e inkriminuar dhe e kr

Kryeministri Rama foli sot gjatë ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fund të fjalës së tij Rama kërkoi nga gratë e prani

Gruaja e kryeministrit Edi Rama, pedagogia Linda Rama ka mbajtur fjalën në ditën e parë të Kongresit të PS që si temë ka gratë.

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe anëtar i kryesisë së PS, ka qenë mbrëmjen e sotme në kongresin e PS-së, madje shumë pranë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për Koronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri inspektoi situatën shëndetësore dhe m

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar për arrestimin e botuesit, analistit dhe pedagogut Henri Çili për të cilin thotë se akuzat që

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij në konferencën për rindërtimin tha se "presidenti ka më s