Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar pas një ngjarjeje të ndodhur në Laç, ku i është vendosur tritol një linje transmetimi të energjisë.

Spiropali shkruan në Twitter se dihet se kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit, duke akuzuar kështu opozitën, ndërsa paralajmëron se është e kotë sipas saj pasi nuk do mund ta kthejnë mbrapa vendin.

"Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni".