Truproja për anëtarët e KQZ, Vasili: Kërcënimi vetëm nga ligji, kot e kanë!

12/06/2019 - 15:41

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar rreth lajmit se anëtarët e KQZ-së do të mbrohen me truproja.

Në një postim në Facebook, Vasili i konsideron anëtarët e maxhorancës në KQZ, si pucistë që kanë shkelur Kushtetutën  dhe ligjin duke refuzuar dekretin e Presidentit.

POSTIMI I PLOTË

A i mbrojne dot bodyguardet anetaret e rilindjes ne KQZ nga pergjegjesia para ligjit ???

Anetaret e rilindjes ne KQZ kane tani nga pas bodyguarde,qe jua ka vene qeveria.

Keta anetare jane thjesht puçiste,qe kane shkelur kushtetuten dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit.

Kercenimi i vetem ketyre anetareve te KQZ, ju vjen nga ligji, te cilin e kane shkelur dhe dhunuar ne emer te rilindjes dhe me urdher te saj.

A i mbrojne dot bodyguardet keta anetare te KQZ nga pergjegjesia shume e rende e shkeljes se ligjit?

A vlejne pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve per ti mbrojtur keta anetare te KQZ nga dita shume e afert e gjykimit per dhunimin,qe ata i bene ligjit.

E kane kot fare keta te KQZ qe behen gazi i botes me bodyguarde nga prapa.

Gjithshka kane bere e bejne ne menyre skandaloze, duke shkelur ligjin per hesap te rilindjes dhe kunder popullit eshte mbajtur shenim dhe pergjegjesia e secilit perpara ligjit eshte e do te jete individuale dhe e pashmagshme...!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se situata sizmike ka kaluar rrezikshmërinë e saj.

Roxhensa Haxhillari, drejtuesja e Departamentit për Çështjet Sociale dhe Punësimin, në PD Durrës, ka reaguar përmes një statusi në rrjete

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, e cila ka qenë përgjatë ditës së sotme në terren, për të inspektuar banorët e prekur në çdo Njësi

Në lidhje me tërmetet e fuqishme që kanë goditur Shqipërinë, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar fondin prej 1 milion dollarësh për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që ra

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, i ftuar në Syri TV, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin