Turizmi në pikë të hallit, PD: Në dy paketat e ndihmës u dhanë 3,6 mln euro, për inceneratorin e Tiranës 3,9 mln

12/08/2020 - 19:23

Për Partinë Demokratike, sektori i turizmit ndodhet në një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe nga mosdhënia e ndihmës nga qeveria.

Eksperti i ekonomisë në PD Dorjan Teliti, përmes një postim në Facebook, shkruan se ndima shtetërore është inekzistente, pasi paketat 1, 2 si dhe garancia sovrane, nuk dha rezultat.

Teliti tha se për dy paketat e ndihmës u dhabë 3,6 milion euro, ndërkohë që PPP e inceneratorit e Tiranës 3,9 milion euro.

Postimi i Telitit në Facebook:

Turizmi ne pike te hallit, strukturat hoteliere te braktisura dhe pa mbeshtetje ne ditet e tyre me te veshtira. Ne kulmin e sezonit, fluksi i turisteve arrin ne rastin me te mire deri ne 50% te kapacitetit te saj, dhe kjo vetem ne fundjave.

Sektori i turizmit perfaqeson 1/5 e ekonomise shqiptare, ku e kane lidhur fatin e tyre mbi 300mije shqiptare, sipermarres, te punesuar drejtpersedrejti apo terthorazi ne prodhim, furnizim, sherbime, transport, etj.

Pas demeve te shkaktuara nga termeti i 26 nentorit, goditjen me te madhe ky sektor e ka marre gjate ketyre muajve te pandemise. Ndihma shteterore praktikisht ishte dhe mbetet edhe sot qe flasim inekzistente. Ne 5 muaj qeveria shqiptare ka dhene vetem 3.6 milione euro mbeshtetje nga dy paketat e saj qesharake, asnje qindarke me shume, nderkohe qe vetem PPP e Inceneratorit te Tiranes ka marre 3.9 milione euro gjate kesaj periudhe.

Garancia sovrane per pagat e punonjesve nuk dha rezultat, pasi mund te merrej vetem per periudhen mars-maj 2020, periudhe gjate se ciles keto struktura ishin teresisht te mbyllura dhe pa aktivitet.

Vendet e fqinje, ndryshe nga Shqiperia, pervec politika te tjera mbeshtetese, kane ndermarre paketa stimuluese konkrete per turizmin.

Maqedonia e Veriut: bonus 150 euro per cdo punonjes te vendit me page deri ne 250 euro, jane 150 euro bonus per ti perdorur ne strukturat hoteliere dhe restorantet. Gjithashtu bonus shtese prej 900 euro per cdo punonjes te sektorit te turizmit dhe transportit.

Mali i Zi: ndermori paketen e trete ekonomike, pakete prej 1.2 miliarde euro, ku gjysma e saj i dedikohet sektorit te turizmit.

Italia: 300 deri ne 500 euro bonus per person per konsum ne strukturat hoteliere dhe restorantet.

Mjaftojne keto shembuj per te treguar qarte cdo te thote te ndihmosh dhe stimulosh nje sektor.

Qeveria shqiptare vazhdon te mos degjoje thirrjet e shumta te biznesit dhe braktisja qe i ben ekonomise, bujqesise, sektorit prodhues, turizmit, etj, po na kushton shume rende.

Nuk nevojitet thjesht nje rotacion politik, por nevojitet ndryshim rrenjesor, nje filozofi e re qeverisjeje, ku ne qender te vemendjes nuk jane miqte dhe shoket oligarke, por jane shqiptaret e thjeshte dhe biznesi te zhvillohet ne nje klime pozitive, me taksa te ulta, procedura te thjeshtuara, konkurence te lire e te ndershme, subvencione dhe paketa stimuluese per te mbeshtetur sektoret e saj.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar e kane te qarte qe sfidat jane te medha dhe me ekipin me te mire te eksperteve vendas dhe te huaj po punohet intensivisht per ti dhene shqiptareve alternativen qe do te rigjalleroje ekonomine dhe turizmin shqiptar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga qyteti i Durrësit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të zbatojnë planin e

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta thekson se kjo shtresë e shoqërisë ka nevojë për mirënjohje, respekt dhe vle

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i dërguan një letër tjetër Partisë Socialiste që OSBE/OD

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon mëngjesin e sotëm takime me biznesin e vogël në Durrës, ku po ju shpejgon planin me 5 pika të PD-s

Demokratët e Qarkut të Shkdorës votuan sot për 39 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kaluan filtrin paraprak të verifikimit

Që pej vitit 2006 deri në vitin 2016, Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë pronarëve shqiptarë për një kompensim të drejtë për pron

Anëtarësia e PD-së në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës ka përfunduar votimin për kandidatët, ndërsa pjesëmarrja varion nga 6

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, denoncon në ‘Facebook’ se PS po gënjen njerëzit në Dibër me punësime të përkohshme.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren në detyrë të KED dhe Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tush

Kryesia shqiptare e OSBE-së ka zhvilluar një takim në lidhje me konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, pasi dy vendet filluan përplas